TIRANE - Vetëm në 3 muajt e fundit, me ardhjen edhe të FRONTEX në vendin tonë, janë kapur rreth 1700 emigrantë të parregullt, që kanë tentuar të kalojnë transit nëpërmjet Shqipërisë.
Në një intervistë për Report TV, drejtori për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj thekson se pjesa më e madhe e tyre janë kthyer vullnetarisht, e ndërsa 13 persona të cilët janë kapur pa dokumentacione janë çuar në qendrën e mbyllur në karrec, për të cilët tashmë kanë nisur edhe verifikimet nëse janë persona të skeduar më herët për akte terroriste.Në total janë kapur rreth 1700 shtetas të huaj, emigrant të parregullt të cilët kanë tentuar të hyjnë në Republikën e Shqipërië. Nga ky numër, rreth 85% e tyre janë pajisur me ardhra largimi vullnetar, ndërsa pjesa tjetër i janë ushtruar të gjitha detyrimeve ligjore përsa i përket marrjes së azilit në Shqipëri. Ata aplikyar për azil që në momentin e parë që janë kapur, deri në marrjen e një përgjigje positive apo negative, për këta shtetas që kanë aplikuar, këta shtetas trajtohen në qendrën e azilkërkimit në Babrru. Rreth 13 shtetas prej tyre janë dërguar në qendrën e m,byllur të karrecit, pasi nuk kanë pasur dokumentacionin për identifikim?, thotë ai.
Merkaj shprehet se vendi që mban numrin më të lartë për kapjen e emigrantëve të paligjshëm është Korça, qytet ky i përdorur më së shumti si rrugë tranziti për ta.