Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së Parë Botërore.
I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë.
Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.