VLORË - Mihal Kokëdhima ka dalë këtë të dielë para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. 51-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit ku ata udhëtonin, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata teksa thyen xhamin dhe bërtet. E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në "Porto Palermo" të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë.
Pas videos ekskluzive që Report Tv publikoi nga momentet e tmerrit mbi furgon, Shqiptarja.com mësoi se restoranti i ndërtuar mbi plazh në Porto Palermo, rezulton prej vitesh (para 2012-ës) pa leje, dhe është në proces legalizimi.
Mihal Kokëdhima, është kushëriri i parë i Koço Kokëdhimës, ish-deputet, tashmë kryetar i partisë "ZGJIDHJA".