http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hetimet e policise dhe prokurorise për ngjarjen e rëndë gjatë rikonstruksionit të një pallati ku humbën jetën 2 punëtorë dhe mbeten të plagosur 3 të tjerë, cuan në arrestimin e drejtuesit teknik të punimeve dhe drejtuesit teknik të sigurise ne firmen e skelave që u rrezuan.Xhimi Tarushi dhe Ilir Bendo akuzohen për ?shkelje te rregullave ne pune ?, ndërkohë që për të njëjtën vepër u shpall në kërkim dhe administratori i firmës së skelave.Gjithashtu për këtë ngjarje ka filluar edhe procedimi penal për ? Shpërdorim detyre ?, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës, të cilët nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti.Sipas policisë në pallatin numër 2 në rrugën ?Faik Konica? në kryeqytet po kryeshin punime në fasadën e jashtme për veshjen me sistemin termoizolues (kapot) dhe rreth orës 15:00 në rrethana ende të paqarta është rrëzuar skela metalike.Për pasojë humbën jetën fatkeqësisht 31 vjeçari Ergys Brahimaj punëtor i fimës së ndërtimit dhe Orjan Kodra 36 vjec punëtor i fimës së skelave.Nga rrezimi i skëlës të plagosur mbetën edhe punëtorët, Genti Bardhi , Euglidios Lika dhe Altin Marku të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.