#rtvora
Banorët e një prej lagjeve më të vjetra në zonën e Selitës së vjetër kanë një rrugë të re, e cila fillon nga kryqëzimi i rrugës ?Selita e Vjetër? deri në kryqëzimin e rrugës së ?Kroit? (pranë Xhamisë Farkë).
Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re jo vetëm do të ndihmojë komunitetin e zonës, por lidh njëkohësisht edhe dy zona të rëndësishme të qytetit.
Erion Veliaj:?Është gjithmonë një lajm i mirë sa herë bashkojmë dy komunitete. Komunitetin e Tiranës në qytet që i afrohet Tiranës fshat".
Veliaj kërkoi prej banorëve që të mirëmbajnë investimet, në mënyrë që puna të vijojë edhe në një zonë tjetër. Teksa dha lajmin e mirë të regjistrimit të 11 mijë banorëve në lagjen e re Nr.13.
Erion Veliaj: Tani që 11 mijë qytetarë janë regjistruar, dua të ftoj dhe të tjerët, sa më shumë qytetarë të regjistrohen aty ku banojnë, aq më shumë me buxhetin e ri të bashkisë mund të justifikojmë investime dhe financa për numër popullsie sipas secilës zonë?
Investimi i Bashkisë së Tiranës përfshiu jo vetëm asfaltimin e rrugës, por edhe ndërtimin e trotuareve, punimet e ujësjellës kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit LED, si dhe të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale. Përgjatë rrugës janë realizuar edhe mure mbajtëse, mure pritëse .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-rruga-e-re-tek-selita-e-vjeter
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz