Veliaj-qytetarëve: Përfitoni nga fondi i komuniteteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jo vetëm rrugët kryesore, por edhe hapsirat brenda lagjeve do të rikonstruktohen plotësisht. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës ?Sotir Peci?, që lidh bllokun e ambasadave me rrugën e Durrësit. Megjtihatë vëmendja nuk do të mbetet vetëm tek rrugët, por edhe në rikonstruksionin e pallateve përmes fondit të komunitetit. Për këtë, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin me administratorët e godinave. ?Rruga ?Sotir Peçi? është transformuar plotësisht, por nga niveli horizontal duhet të shkojmë edhe në nivelin vertikal. Ndaj, ashtu siç po punojmë edhe në këtë bllok në tokë, do të duhet të punojmë edhe me fasadat e pallateve. Lipset që banorët të organizohen e të caktojnë një administrator, dhe me administratorin t?ju japim prapë fonde, që të bëjmë edhe fasadat. Puna e bukur që është bërë në ?Rrugën e Durrësit? me fasadat, do të duhet që ta bëjmë edhe në Rr. ?Sotir Peçi? apo në të gjitha xhepat e tjera të Tiranës, duke e ndarë shpenzimin bashkë? Bashkia po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve edukuese, si çerdhet, shkollat dhe kopshtet, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për në shtator. ?Do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë verës për projektet që duhen mbyllur deri sa të kapim vitin e ri shkollor; kryesisht fokusin do ta kemi në kopshte, shkolla, çerdhe. Do të hapim disa shkolla të reja si ?Servete Maçi? apo edhe shkollat ku kemi shtuar ambientet ose i kemi bërë nga e para. Si prind i ri, që do të çoj për herë të parë djalin në çerdhe këtë vit, është akoma më afër zemrës sime projekti i Tiranës për fëmijët, siç nuk ka qenë kurrë më përpara. Edhe këto 4 vite do shohim një fokus akoma edhe më të fortë te fëmijët?. Kryebashkiaku Erjon Veliaj siguroi se në katër vitet e ardhshme do te shtohen investimet per femijet.

Share This Video


Download

  
Report form