RTV Ora – Euro arrin minimumin, Buxhuku: Banka e Shqipërisë ka dështuar në rolin e saj

Ora News Lajme 2019-08-14

Views 3

#rtvora
Euro ka arritur nivelin më të ulët të viteve të fundit duke u shkëmbyer me rreth 120 lekë. Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku i bën apel Bankës së Shqipërisë të reagojë sepse po dëmtohet prodhimi vendas.Sipas Konfindustrisë ka një mungesë totale të transparencës nga institucionet shqiptare.

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë që të reagojë për të ruajtur balancat euro-lek.

Administratori i Konfindustrisë deklaron se një euro e dobët është një rrezik për ekonominë shqiptare pasi ndikon direkt në eksporte dhe në prodhimin vendas.

Sipas Buxhukut, Bankat e Shqipërisë po tregohet e paaftë për të luajtur rolin që i takon.
Buxhuku: Kush përfiton nga këto, qoftë nga mungesa e lëvizjeve të Bankës së Shqipërisë për të mbrojtur euron, në fund të fundit ajo nuk është se mbron euron por ekonominë shqiptare. Mbron eksportet shqiptare, mbron prodhimin vendor, rrit fuqinë konkuruese të thithjes së investimeve qoftë të vendit apo të huaja që punojnë për tregun vendor.

Konfindustria ngre shqetësimin edhe në lidhje me transparencën e munguar në lidhje me këtë çështje. Ndërsa kritikon nismën e Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin.
Buxhuku: Ne i hapim vetë varrin vetes sonë. Kemi institucione shtetërore të cilat jo vetëm nuk bëjnë detyrën e tyre, të thonë që në fillim se çfarë fenomeni po ndodh. Po ndodh zhvlerësimi i monedhës euro? Ok. Cilat janë kostot dhe përfitimet që ekonomia shqiptare ka, a është ky fenomen i kufizuar në kohë, cilat janë arsyet se pse po ndodh, kush janë këto burime parash që po vihen në qarkullim?
Në një afat kohor 3 vjeçar, euro është zhvleftësuar me mbi 13% të vlerës së saj kundrejt lekut.

Gjatë muajit gusht 2019, euro ka arritur nivelin më të ulët historik të vlerës së saj kundrejt lekut në 12 vitet e fundit duke u shkëmbyer me rreth 120 lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/euro-arrin-minimumin-buxhuku-banka-e-shqiperise-ka-deshtuar-ne-rolin-e-saj
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form