http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy persona janë vënë në prangat e policisë së fierit si të dyshuarit kryesor për vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil. Sipas policisë për vrasjen me thikë të Florian Selimit, janë vënë në pranga dy të rinjt, S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj. Gjatë mbrëmjes së të dielës këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.