Mbyllen 3 hotele ne Sarande

RTV KLAN 2019-08-12

Views 4

Tre hotele që operojnë në qytetin e Sarandës janë mbyllur nga adminsitrata tatimore pasi janë kapur për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj tha se afro 40% e bizneseve në këtë zonë janë kapur me shkelje, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë rezultuar fare të paregjistruara ndërsa operonin në platformën e ?Booking.com?.

Kontrolle në fushën e hotelerisë dhe bar-restoranteve janë duke u ushtruar përgjatë gjithë zonës së bregdeteve. Sipas të dhënave të Tatimeve, ende ka subjekte që nuk lëshojnë kuponin tatimor, nuk kanë të deklaruar numrin e plotë të punonjësve apo rezultojnë të paregjistruar në organet tatimore.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form