http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të premte është konstituuar këshilli bashkiak i Vaut të Dejës dhe është betuar kryebshkiaku Mark Babani, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ceremonia është zhvilluar në një qendër shëndetësore pasi salla e këshillit në ambientet e bashkisë aktualisht po restaurohet. Këshilli bashkiak i Vaut të Dejës ka 31 anëtarë, ndërsa kryetar i këshillit u zgjodh Mark Bisha me vota unanime. Ndërkohë të pranishëm në ceremoninë e betimit të Babanit kanë qenë deputeti Tom Doshi, koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv, ministër i Brendshëm Besfort Lamallari.