Visar Zhiti: ‘Të rritesh nga dashuria’, është gjëja më e rëndësishme në univers

Report TV 2019-08-07

Views 3

Po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjendje të përbashkëta plot dritë? kështu shkruan Edlira Zhiti në esse-n e saj, që shoqëron përmbledhjen me poezi ?Të rritesh nga dashuria? nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni (1995-2014), që këto ditë u vlerësua me çmimin letrar ?Dega e Ullirit? në Panairin e Librit në Ulqin. Shkrimtari Visar Zhiti rrëfen rëndësinë që ka për të ky çmim.

?Më erdhi mirë që ky libër tërhoqi vëmendjen, ne jemi tre autorë në këtë libër, një trini, vet familja. Në kohën kur vështirësitë e jetës në familje, divorce, pleq të braktisur etj., tërheqja e vëmendjes me një libër të tillë është edhe një apel që të jemi bashkë, sepse një shoqëri e shëndosh bën një atdhe të begatë?, thotë shkrimtari Visar Zhiti.

Më tej ai shton se shpeshherë ndodh që librat lindin pa të pyetur, dalin edhe bëhen, ashtu si edhe vet fëmija.

?Është një libër që ka qenë herët brenda nesh, sikundër janë lodrat e prindërve më vogëlushin e tyre, thënie vjershash edhe rimash, e gjithçka tjetër me të cilën rritet fëmija. Në këtë kuptim pamë se ato ishin bërë një sasi e bukur, sepse kur është gëzimi i fëmijës, vrapi edhe ëndrrat e tij, është gjithmonë e bukura. Dëshironim që te kishim një libër të tillë. Erdhi një moment që u bë i domosdoshëm. Krahas çdo poezie u vendos edhe një vizatim i djalit, që e bëjnë librin më të bukur, sepse është fjala, muzika dhe ngjyra. Ndërsa, Eda bëri një parathënie hyrëse, që më shumë sesa një esse duket si një doracak i nënës më fëmijën e vogël. Ky libër do të donim që të lexohej nga kushdo, sepse kushdo e ruan brenda vetes fëmijën?.

Janë tre autorë në një libër për të gjitha moshat, që mund të shfletohet me ëndje edhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit edhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.

?Është si rrjedhojë e përvojës jetësore. Kur unë mbarova pjesën time me librin, kisha tjetër titull, ndërsa Eda zbuloi titullin ?Të rritesh nga dashuria?, sepse është gjëja më e rëndësishme në univers, pa të nuk ka asgjë. Njëkohësisht duke rritur fëmijën ke rritur veten. Këto nuk bëhen pa dashuri. Ato më shumë sesa kujtime janë copa jete të përhershme, pa to nuk do të kishim kuptim, jetojmë me to, edhe në një farë mënyre janë një udhëzues i marrëdhënies së prindit me fëmijën, nënës me djalin dhe atit me djalin. Edhe duke dashur që ta rrisnim me dashuri, ishim ne që po rritesh më shumë me dashuri. Në këtë kuptim, ti po rrit fëmijën edhe po rritesh edhe vet. Fëmija të jetëson, të bën at, mama. Grada më e lartë është të qenit prind edhe të paturit fëmijë?, tregon Zhiti.

Shkrimtari përfundon se largimi i lexuesit nga libri është një shqetësim botëror, prandaj është e rëndësishme, që të jemi sa më pranë librit, sepse pa të jo vetëm nuk ka njerëzim, por nuk ka as të ardhme.

Share This Video


Download

  
Report form