Majlinda Cara merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Kurbinit: Puna, kryefjalë e çdo dite

Report TV 2019-08-07

Views 0

Majlinda Cara është kryebashkiakja e re e Kurbinit. Cara ka bërë betimin ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Kurbinit, ku të pranishëm ishin edhe mbështetës të shumtë. Në fjalën e saj të parë si kryetare, Cara është shprehur se kjo detyrë është një sfidë për Bashkinë, për të përmbushur pritshmëritë e kurbinasve në administrimin e këtij qyteti. Ajo tha se fokusi i saj do të jetë në përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi, për ta shndërruar Kurbinin në një qytet më të dashur dhe të jetueshëm për të gjithë.

"Për mua, stafin e bashkime si dhe anëtaret e zgjedhur të Këshillit Bashkiak çdo ditë në vazhdim të këtij mandati do të jetë një sfidë, për t'i shërbyer me përkushtim maksimal çdo qytetari te Kurbinit, për të ndërtuar projekte te reja për zhvillimin e zonës në shumë dimensione si: përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi e shume pune te tjera te cilat do marrin udhën e zgjidhjes gjate këtij 4 vjeçari. Puna, puna dhe vetëm puna do te jete kryefjale e çdo dite, qe ne t'u kthejmë qytetareve te Kurbinit gjithë mbështetjen e treguar ndaj nesh dhe të plotësojmë me sa mundemi çdo pritshmëri te tyren në lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer atë ne një qytet më të dashur, më komunitar dhe me te jetueshëm për ne dhe fëmijët tanë. 30 Qershori na ngarkoi një përgjegjësi te madhe të gjithëve ne, e unë jam besimplote se të gjithë sëbashku, duke punuar si një trup i vetëm do të jemi në lartësinë e detyrës për të shërbyer me korrektësi e profesionalizëm ndaj çdo qytetari te Kurbinit, qofshin ato të majte apo të djathtë.

Share This Video


Download

  
Report form