Rriten gjobat per bizneset qe nuk leshojne kuponin

RTV KLAN 2019-08-05

Views 1

Qeveria do të ashpërsojë gjobat për bizneset të cilat nuk lëshojnë kuponin tatimor në mënyrë të përsëritur. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se është vënë re gjatë periudhës së kontrolleve që po ushtrojnë autoritetet shtetërore që shumë biznese të cilat mbyllen për 30 ditë pasi janë kapur për moslëshim kuponi për herë të dytë, rihapen pas 3 ditësh, kur fitojnë të drejtën në gjykatë. Në shtator qeveria do t?i propozojë kuvendit ndryshimin e ligjit të procedurave tatimore.
?Ka raste që disa subjekte mund t?i kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë e vendimeve gjyqësore apo disa mekanizmave anashkaluese, duke na bërë të marrim masa për ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore?.
Gjobat do të jenë më të larta për sipërmarrjet të cilave u është pezulluar njëherë aktiviteti dhe kapen sërish në shkelje.
Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar kontrollet intensive në fushën e hoteleri turizmit, ku 40% e bizneseve janë konstatuar me shkelje si në deklarimin e të ardhurave edhe në regjistrimin e punonjësve.
Në fokus kanë qenë edhe ndërmarrjet e karburanteve dhe ato të ndërtimit, ku për këto të fundit janë bërë 10 kallëzime penale për evazion fiskal.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS