Kandidonte i vetëm Isa Mustafa, zgjidhet në krye të LDK së për herë të tretë

Report TV 2019-08-03

Views 0

Lidhja Demokratike e Kosovës, zgjodhi sërish të shtunën në krye të saj për herë të tretë Isa Mustafan. Ai u rizgjodh me aklamacion dhe ishte kandidati i vetëm emri i të cilit u hodh në votim. Mustafa e cilësoi procesin si demokratik e të paraprirë nga një debat i gjatë i brendshëm para kuvendit.

"Mund të ju them se demokracia në Lidhjen Demokratike të Kosovës është pak më e rëndë se sa te subjektet tjera, sepse duhet të punojmë mjaft shumë në përgatitje të kuvendeve të tilla dhe ngjarjeve të tilla, të harmonizojmë shumë kërkesa, të dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime. Unë vlerësoj se këtë e kemi kryer me sukses, qëllimi i këtij procesi ka qenë që ne ta forcojmë edhe më tutje Lidhjen Demokratike, ta bëjmë maksimumin që të përfshijmë sa më shumë njerëz të rinj", tha Mustafa.

Por mënyra e zgjedhjes së zotit Mustafa nxiti kundërshtimin e pretendentëve për postin e kryetarit të kësaj partie që është më e vjetra në vend. Ish kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu, tha se votimi ishte organizuar asisoj që njerëzit të mos mund të shprehen lirshëm për kandidaturën e tij.

?Unë dua të them se Lidhja Demokratike ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpia ime por natyrisht në një mënyrë kaq të egër, kaq djallëzore dhe perfide organizohet një kuvend nga i cili pritej në mënyrën më të mirë të mundshme që të reflektoj për kohën, posaçërisht për kohën në të cilën jemi në përballje të mëdha me sfida të shumta që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit është një luks i madh. Unë them se pikërisht me këtë bëhet një atak i madh edhe në shpresën e ecjes së suksesshme të një subjekti politik që mëton të fitojë votën e elektoratit të Kosovës, që të jetë përballë atyre temave të mëdha të cilave nuk u ka dhënë përgjigje të artikuluara deri tash?, tha zoti Sejdiu.

"Nuk do të dëshiroj ta dëgjoja këtë nga njeriu që ka qenë president i vendit, ka qenë kryetar i LDK-së sepse ne mund ta quajmë këtë proces si të duam por faktet janë tjera. Faktet janë se kemi pasur një proces demokratik, krejtësisht demokratik, i kemi pasur 350 delegatë në sallë prej 355 dhe askush nuk mund të manipulojë 355 vetë dhe asnjë prej 355-ve. Ka qenë çështje e vullnetit të tyre dhe nuk është mirë që kësaj pune dhe këtyre njerëzve që kanë qenë këtu, t?u japin epitete të tilla", tha ndërkaq zoti Mustafa.

Kuvendi i Lidhjes Demokratike ishte ndjekur me interesim edhe për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet Kosova pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe debateve për tejkalimin e situatës.

Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga koalicioni i deritashëm qeverisës që të emëroj një mandatar të ri për ngritjen e qeverisë. Por bartësi i këtij koalicioni, Kadri Veseli tha se nuk ka një mandatar dhe paralajmëroi për të hënën mbledhjen e kryesisë së parlamentit për votuat shpërndarjen e tij që do të nënkuptonte shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa tha sot se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për vendin.

"Ne sot e përfunduam një proces, nesër e fil...

Share This Video


Download

  
Report form