Meta kundër SHBA-së: Keni shkëlqyer me njëanshmërinë, pse s'dëgjoni zgjidhjen time për krizën?

Report TV 2019-08-03

Views 0

"Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë". Kështu deklaroi dy ditë më parë Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit për krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë prej shkurtit të këtij viti kur opozita dogji mandatet dhe doli në rrugë me protesta, madje duke bojkotuar edhe zgjedhjet. Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot në mënyrë indirekte zyrtarit të lartë të SHBA-së përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i shtetit thotë se pas një terapie me ujë bore i ka lindur pyetja që sipas tij iu drejtohet atyre që bëjnë si të paanshëm, por i akuzon se kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe kryeministrit tonë.

Sa i përket 30 qershorit, Palmer tha se kjo çështje nuk i takon të gjykohet nga SHBA-ja, por nga Gjykata Kushtetuese teksa vuri theksin për krijimin e saj në një kohë sa më të shkurtër. Por Meta ngre pyetjen se përse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, sipas tij Presidenca, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, pra Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk është ngritur. Në fund të postimit të tij, Meta përmes një tjetër pyetje ngre edhe një akuzë të fortë për ndërkombëtarët; Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Share This Video


Download

  
Report form