LEZHË- Një 19-vjeçar i cili jetonte në Itali ka tentuar që të korruptojë një polic rrugorë për të shmangur gjobën, por është arrestuar në flagrancë.
Mësohet se në pranga ka rënë A. L.. Ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi të lartë. 19-vjeçari është konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro.
Mbi të riut rëndon akuza për veprën penale ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".