#rtvora
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me shqetësimin e tij për tërmetet.
Në përgjigjen e ministres shkruhet: parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës" dhe për këtë është konsultuar edhe me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ( IGJEUM)
Gjithashtu shtohet "Sizmiologu Tsentelis përgënjeshtroi lajmin e rremë që u bë shkas për shqetësimin tuaj"
Sa i tako masave për përballimin e emergjencave Xhaçja thotë se qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes janë "Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t?u përballur me emergjencat".
"Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona"- shkruan Xhaçka.
Më tej ministrja e Mbrojtjes i kujton kreut të shtetit se nuk ka dekretuar ende ligjin "për mbrojtje civile", i cili thotë se është hartuar duke u asistuar nga ekspertë vendas e të huaj.
"Ligji ?Për Mbrojtjen Civile?, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t?u përballur me fatkeqësitë natyrore"
Përgjigjja i është dërguar sot (31 korrik) kreut të shtetit në presidencë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhacka-i-shkruan-metes-u-konsultova-me-igjeum-termetet-nuk-parashikohen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz