TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Me një vlerësim unanim Dumani ka dalë i pastër si nga ana pasurore ashtu edhe nga integriteti profesional e ai moral.
Vendimi i KPK për Dumanin është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Kujtojmë se një vendim i tillë për dumanin ishte pak a shumë i pritshëm pasi ndryshe nga rastet e tjera edhe vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk ka bërë asnjë pyetje për të.
Jacobs u shpreh se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për ata që kanë kaluar në sitën e Vettingut.
?Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s?kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat?, u shpreh Jacobs.
Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK dhe në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë. Dumani i cili deri më tani mban detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit verën e vitit të kaluar, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik sipas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisineri Publike argumentonte se prokurori se nuk justifikon pasurinë.
Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për të u lexua nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Vetë Osmani nuk bëri asnjë reagim pas vendimit ndërsa i shoqëruar nga familjarët e tij u largua duke përshëndetur mediat.
Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.
Edhe më herët një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shkarkuar në proceset e vettingut. Antoneta Sevadari ish-prokurore e Krimeve të Rënda, u zëvendësua në KLP nga Vate Staka.