RTV Ora – Basha: Pakica kriminale që uzurpoi bashkinë e Devollit do shporret shumë shpejt

Ora News Lajme 2019-07-30

Views 0

#rtvora
Nga Devolli që u bë e para bashki ku kryebashkiakët socialistë të 30 qershorit nisën tu marrin zyrat me forcë paraardhësve demokratë, Lulzim Basha zbriti me një paralajmërim.

Duke iu bashkuar protestës së mbështetësve të Bledjon Nallbatit, Basha tha se hajdutët e votave sic i quajti socialistët dhe uzurpatorët e pushtetit do të përballen me qendrësë në cdo bashki përfshirë edhe Tiranën. Shporrja me çdo kusht me çdo mjet, me çdo formë ishte paralajmërimi i Bashës.

Basha: Hajdutët e pushtetit vendor, që dhunshëm e përdhunshëm duan t'i imponojnë vullnetin e pakicës kriminale 6% vullnetit të shumicës së shqiptarëve do përballen me vendosmërinë tonë. Do të përballen po kështu edhe shumë shpejt në Tiranë, sepse ora po vjen për ta shporrur këtë pakicë kriminale, nga Bashkia e Devollit, nga Kryeministria dhe nga Shqipëria.

Sipas Bashës zyra e bashkisë është marrë me dhunë dhe kjo gjë është antikushtetuese, kriminale dhe për këtë demokratët kanë paralajmëruar padi ndaj Eduard Duro. Për këtë dënoi edhe sjelljen e policisë.

Basha: Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale.

Ndërsa nga Librazhdi, Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore. Sikur zgjedhjet e lira të mbahen nesër, PD konfirmohet shumicë qeverisëse, tha Basha duke hedhur akuza të forta ndaj Taulant Ballës në qytetin e tij të lindjes.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-pakica-kriminale-që-uzurpoi-bashkine-e-devollit-do-shporret-shume-shpejt
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS