Pas shpalljes së liqenit të Ohrit si pasuri të UNESCO-s, autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të realizuar detyrat e vëna. Ministri i Turizmit Bleni Klosi thotë se ky moment i shton përgjegjësitë, por do të behet gjithçka për të qëndruar në mbrojtjen nga UNESCO.
Blendi Klosi, Ministër i Turizmit Dhe Mjedisit: Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gatishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peizazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore.
Në një aktivitet të zhvilluar në Pogradec, ministrja e Kulturës shprehu angazhim për plotësimin e rekomandimeve të UNESCO.
Elva Margariti, ministre e Kulturës: Po bëjmë një punë të rrallë nëpër ministritë tona për të shtuar edhe dosje të tjera. Në vendimin e shpalljes Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë disa rekomandime, ndaj jemi këtu për ti treguar të gjithëve se ne do të punojmë së bashku për ti përmbushur këto rekomandime. Tashmë jemi në fazën e dytë të projektit drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit, por jo vetëm kjo!
Ministria e Turizmit dhe ajo e Kulturës do të ngrenë komitete të përbashkëta me homologët e Maqedonisë së Veriut për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e liqenit të Ohrit.
Tv Klan