#rtvora
Anija turistike ?Aqua Marine? u përfshi nga flakët duke rrezikuar jetën e 5 personave që ndodheshin në bord. Flakët shpërthyen rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, (29 korrik) pranë plazhit të Shën Vasilit në Karaburun.
Anija punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, dhe për shkak të luhatjeve të kohës, ishte shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe ishte ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.
"Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve. Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj" informoi sot policia e Vlorës.
Në momentin kur kanë shpërthyer flake personat që ndodheshin në bord janë hedhur në det. Mësohet se të shpëtuarit nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. "Deri në këto momente dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike" informon gazetari i RTV Ora, Edi Ruçi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-merr-flake-anija-turistike
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz