#rtvora
Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar mëngjesin e sotëm para bashkisë Devoll në mbështetje të ish kreut të saj, Bledion Nallbati, i cili mbërriti në bashki, bashkë me administratën.
Por aty gjeti godinën të rrethuar nga forcat e policisë dhe forcat speciale brenda dhe jashtë ndërtesës.
Kryetari i bashkisë së Devollit i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Eduard Duro hyri në zyrë në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Në një prononcim për median pranon se ka thirrur policinë.
Eduard Duro: "Nga ana e ish kryetarit të bashkisë, Bledion Nallbati është njoftuar që do të kishte grumbullim njerëzish. Ka disa punonjës bashkie dhe familjarë të tyre të cilët me urdhër të ish-kryetarit janë mbledhur aty ndërkohë që duhej të ishin secili në zyrën e vet."
Nallbati: U kthye si burgu 313
Nga ana e PD-së zgjedhjet e 30 qershorit quhen ilegjitime dhe se kryetarët e bashkive të dala nga zgjedhjet e 2015 duhet të vijojnë të qëndrojnë në krye të detyrës. Bledion Nallbati, kryetari i bashkisë i dalë nga zgjedhjet e 2015 thotë se partia shtet ka vendosur të marrë me dhunë këtë institucion.
"Sot Bashkia është kthyer në burgun 313. I zaptuar nga vetë shteti. Keni parë dhe pamje më të rënda Institucioni i bashkisë është uzurpuar duke shkallmuar dyert dhe duke u marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdut, kriminel në momentet kur institucioni ka qenë i mbyllur dhe jashtë orarit të punës. Unë jam kryetari i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit në një proces legjitim. Në një proces ku partia shtet ka vendosur ta marrë me dhunë këtë institucion e ka rrethuar me polici dhe e mban të uzurpuar"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/devoll-ish-kreu-i-bashkise-nuk-i-leshon-zyren-kryetarit-te-ri
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz