Terrorizohen pushuesit ne Jale

RTV KLAN 2019-07-28

Views 23

Një sherr mes disa të rinjve terrorizoi mëngjesin e së dielës pushuesit e Jalit. Të rinjtë kanë qenë duke konsumuar alkool dhe pas një debati verbal sherri ka degjeneruar në përplasje fizike. Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta pas mesnate në ambientet e një lokali në Jalë që njihet si një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.
Kanë qenë pushuesit që kanë telefonuar policisë dhe sipas tyre ka patur edhe të shtëna me armë, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa raportohet për një vajzë të lënduar nga xhamat e thyer si pasojë e përleshjes mes të rinjve.
Nga policia ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen dhe personat e përfshirë në konflikt. Kjo ngjarje vjen në pikun e sezonit turistik dhe vë sërish në pikëpyetje sigurinë në plazhe si dhe imazhin e turizmit shqiptar. Një skenë e tillë ndodhi një vit më parë në Dhërmi ku pas një sherri në një lokal nate u përdorën edhe armët e zjarrit.

Share This Video


Download

  
Report form