Laert Vasili: Artistët duatrokasin 'Mërgatën e Qyqeve'...Teatri 'armë' në dorën e Bashës

Report TV 2019-07-26

Views 0

TIRANE - Për aktorin Laert Vasili, protesta kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është politike, një formë 'shpëtimi' për Partinë Demokratike, që sipas tij ka mbetur pa kauzë. I ftuar në Report Tv, aktori tha se marrëveshja e firmosur mes Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kobmëtar është një propagandë. Në fakt bëhet fjalë për një marrëveshje në formë premtimesh elektorale, kur PD të vijë në pushtet, duke thënë se do të anulojë projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe se do ta shpallë atë monument kulture. Sipas Laert Vasilit, kjo është një qeveri imagjinare, ndërkohë që siç ai thekson, Teatri Kombëtar është shpallur tashmë një godinë e rrezikshme dhe si e tillë nuk mund të jetë monument kulture.

Ata që vunë firmën në marrëveshjen mes PD-së dhe artistëve, thotë aktori - janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. "Një sasi njerëzit e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk mund të marrë peng teatrin. Edhe ditën e marrëveshjes qytetarët e vërtetë rrinin jashtë, të veçuar. E kuptuan se ishte marrëveshje politike", theksoi ai.

Vasili tha se Teatri duhet të ishte shembur pasi është ndërtuar me materiale kancerogjene, madje të gjithë aktorët janë ankuar pasi kanë qenë të rrezikuar nga helmimi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS