TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger deklaroi gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se OSBE inkurajon dialogun mes palëve politike për t'i dhënë fund krizë e cila dëmton institucionet.
Greminger tha se në kryesinë e radhës së OSBE-së kërkon një Shqipëri të bashkuar, teksa e quajti atë një shans të mirë që vendi të angazhohet në BE.
"Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët.
Faleminderit pë interesin e paraqitur. Kam ardhur për përgatitjet e kryesis së radhës së OSBE e cila në 2020 i takon Shqipërisë. Dua të falenderoj atë që ka krijuar tonin e duhur. Më vonë gjatë ditës do te takohem me Ramën dhe Metën. Kryesia e OSBE-së nuk është një përpjekje e vogël. nuk është vetëm një sipërmarrje diplomatike por duhet të mbështetet nga i gjithë shteti shqiptar. Nuk ka dyshime që Shqipëria mund t'ia kalojë me sukses. Do jetë edhe një ushtrim frymëzues dhe besoj se do përmirësojë profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër është shans për komunitetin e OSBE për t'u mbështetur tek perspektiva e Shqipërisë për t'u përmirësuar. Kryesimi i mirë i OSBE do jetë një rol i veçantë për pranimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të tregojë rolin e vet. Kryesimi i një organizate kërkon një Shqipëri të bashkuar. Shqipëria duhet të mbështetet nga sekretariati i OSBE-së. Jemi në një angazhim të përbashkët që kryesia e OSBE në 2020 të jetë e suksesshme", tha Greminger.