Aleanca për Teatrin firmos marrëveshje me opozitën

RTV KLAN 2019-07-25

Views 0

Artistët, Bashës: Mos na tradhto, po na premton para popullit

Ideja e hedhur nga studiuesi Aurel Plasari për një kontratë pro-teatër të forcave opozitare u konkretizua mes Lulzim Bashës dhe artistëve, të cilët prej muajsh protestojnë kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Dokumenti 6 pikësh i firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit angazhon opozitën që në muajin e parë pas ardhjes në pushtet, kompleksit ?Skanderbeg?, ku bën pjesë Teatri Kombëtar t?i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe njëherazi t?i nënshtrohet ruajtjes e restaurimit. Pjesë e paktit është edhe shfuqizimi i kontratës që lejon zhvillimin e projektit të ri dhe marrja e masave te duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për këtë çështje, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.

Por artistët firmëtarë i kërkuan Lulzim Bashës të mbajë fjalën.

Edmond Budina, regjisor: ?Po premton para popullit, nëse nesër nuk do i realizoni ato që keni shkruar atje unë jam i pari kundër jush, mos na tradhtoni.?

?Besimin e marrë e kam në mirëbesim. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi të plotë?, tha Basha.

Kontrata me Aleancën kërkon edhe angazhimin e artistëve dhe intelektualëve për rikthimin e demokracisë dhe ligjshmërisë në vend.

?Angazhimi ynë është një reformë e thellë e Kushtetuese e elektorale?, tha Basha.

Ndryshe nga një ditë më parë ku pati tension e përplasje mes artistëve dhe policisë, paraditen e të enjtes situata ishte e qetë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form