Lideri demokrat Lulzim Basha e ka kthyer në një deklaratë politike fjalën e tij para artistëve pas nënshkrimit të kontratës me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Basha tha se kjo marrëveshje do të vihet në jetë sapo PD të vijë në pushtet
"Së bashku ndërmarrim këtë akt besimi dhe përkushtimi për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatike dhe aksioni qytetar ashtu si kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës sësotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shina, të ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. Është domethënëse që këtë akt e nënshkruajmë me një grup i cili këmbëngul për të mbrojtur jo një interes privat por një kauzë. Dua të falenderoj për besimin e dhënë dhe t'i siguroj për vendosmërinë.Do gjurmojmë cdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit ligjetim. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar.Siç e tregoi dhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort", tha Basha