Report TV - Përfaqësuesi i OSBE-së letër Ramës: Shpifja, jo kompetencë e AMA-s! I takon gjykatave

Report TV 2019-07-23

Views 1

Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e Medias i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet e ligjit të Medias Audiovizuale në Shqipëri, për draftin e fundit të paraqitur nga qeveria shqiptare për të ashtuquajturën ?paketën antishpifje? e cila pritet të rregullojë tregun e mediave online.

Ai thotë se AMA nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, pasi ato duhet të mbeten nën kompetencat e Gjykatave. Desir nënvizon se drafti i fundit, ka përmirësime të dukshme në krahasim me ato që janë përgatitur më herët.

"Vërej se ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuele përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj.

Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domain-it dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t'u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave?, shkruhet ndër të tjera në letrën e Desir.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në të gjitha 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, duke dhënë paralajmërimet për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Share This Video


Download

  
Report form