Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës ditën e sotme ka rënë një specie e rrallë.
Peshkatarët thonë se njihet si peshkaqen fokë, ndërsa është e gjatë 1.2 metra dhe peshkon afro 15 kg. Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili sjell pamjet.
Ai është kapur në veri të Sazanit në një distancë rreth 300 metra nga bregu i detit. Një peshkaqen i tillë rritet në ujëra të thellë dhe sipas peshkatarëve është peshkaqen oqeani.
E veçanta e tij është se vezët i mban në bark deri në lindje.