Report TV -17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci- t ekspozohen në Tiranë

Report TV 2019-07-22

Views 8

Një herë në jetë, çdo artdashës duhet që të vizitojë ?Darkën e fundit? të Leonardo Da Vinçit. Vepra madhështore e artistit, ndonëse ka qenë përherë më e vizituara në Itali, e konsideruar edhe si një ndër ikonat më të rëndësishme të Rilindjes Italiane, vazhdon ende që të mahnitë këdo që e sheh me madhështinë e saj. Por, përkrah ?Darkës së fundit? në Muzeun Historik Kombëtar vizitorët në kryeqytetin Shqiptar do të mund të shikojnë riprodhimet e 17 veprave të njohura të Leonardo Da Vinci-t, ku mes tyre Xhiokonda (Mona Lisa), Gruaja me fëmijë, Gruaja me qengj, Virgjëresha e shkëmbinjve edhe shumë të tjera, që vijnë në nderim të 500-vjetorit të piktorit italian. Për kamerën e ?Report TV? organizatorët e kësaj ekspozite, rrëfejnë rëndësinë e saj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS