Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin që paraditen e sotme sulmoi punëtorët dhe makinë e IKMT pasi këta të fundit prishën një biznes që ishte pa leje.
"Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi" ky ka qenë një pjesë nga reagimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Ksamil.
Më pas IKMT ka thënë se ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj agresorit, ndërsa thotë se do të vazhdojë punën për të zbatuar ligjin.