Report TV - E pa ditë ters në filxhan?! Meta: Gati të negocioj me Ramën 13 tetorin

Report TV 2019-07-18

Views 0

DURRES - Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të ligjshme dhe kushtetuese, dhe se për një proces të ri zgjedhor për kryebashkiakët e vendit, ai është i gatshëm të presë në takim kryeministrin Edi Rama për të negociauar edhe 13 tetorin, nëse kjo është një datë që nuk i pëlqen kreut të qeverisë, siç ai u shpreh dje duke e quajtur një ditë të zakonshme.

Kreu i shtetit tha se është i gatshëm të negociojë me kreun e qeverisë për një tjetër datë, por që sipas tij duhet të jetë patjetër përpara 17-18 tetorit, data kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian marrin vendimin për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë për tu integruar në BE.

"Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin dhe doja ta siguroja atë dhe të gjithë se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët, është 17-18 tetori, që do të vendoset për çeljen ose jo të negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë tani se me mik shumë të fortë vendimin për në qershor e shtymë për në tetor, për në vjeshtë, dhe është e domosdoshme të jemi të përgjegjshëm dhe të sinqertë para shqiptarëve, të paktën unë si president, por edhe zoti Rama si kryetar i qeverisë, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës. Se nëse përpara 17-18 tetorit, nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe të gjejmë formulë për kapërcimin e kësaj krize, provomi i vjeshtës është i pakalueshëm. Në vend ta kishim gjetur këtë zgjidhje që në momentin e parë kur shfuqizova 30 qershorin, të paktën të mos humbasin asnjë sekondë nga sot e në vazhdim sepse 17-18 do iki e do vi 19 tetori, dhe shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajit. Është e qartë se e vetmja datë ku nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Jam fleksibël, meqënëse zotit Rama mund t'i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta shikoj 13 tetorin, por përpara 17-18 tetorit. Unë po e pres me shumë durim por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri", tha Meta.

Vijon..

Share This Video


Download

  
Report form