Report TV - Operacioni 'Versace', policia prangos me armë pa leje një person me precedentë kriminalë

Report TV 2019-07-18

Views 5

Pas vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia ka vënë në pranga edhe Xhevahir Markun duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017.

Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit policia sekuestroi 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

Share This Video


Download

  
Report form