"Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur 15 prokurorët që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e SPAK dhe ka publikuar listën. Por edhe me përfundimin e kësaj procedure SPAK nuk mund të quhet i ngritur pasi prokurorët duhet të kenë kaluar vetingun në të dy shkallët e tij".
Lista kryesohet nga Altin Dumani dhe pjesë e saj janë prokurorë me eksperiencë si Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Ndini Tavani dhe Arben Kraja. Listës i mungojnë emra si Donika Prela, drejtuesja aktuale e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe ish-drejtuesi Besim Hajdarmataj. Kriteret nuk i plotësuan as prokurorët e Dosjes 339 dhe 184, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Nga lista e 15 prokurorëve, vetëm Arben Kraja ka kaluar vetingun në të dy shkallët. 6 prej tyre kanë kaluar procesin në Shkallën e Parë, ndërsa 8 ende nuk i janë nënshtruar këtij filtri. Për këtë arsye ende nuk ka një datë se kur SPAK do të jetë i ngritur dhe do të hetojë zyrtaret e korruptuar dhe krimin e organizuar. Nëse kandidatë nuk kalojnë vetingun Këshilli i Prokurorisë do të rihapë edhe njëherë garën për të plotësuar vendet që mbesin vakante si pasojë e shkarkimeve.
Tv Klan