Kodheli: Ja dy figurat që do koordinojnë Jugun dhe Shqipërinë e Mesme

Report TV 2019-07-15

Views 1

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste ku ka ndarë edhe detyrat e reja për menaxhimin dhe koordinimin politik të 12 qarqeve të vendit. Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi kodheli ka thënë në emsionin ?5 pyetje nga Babaramo? në Report TV, së vetë kryeministri Rama ka zgjedhur që të menaxhojë veriun e vendit.

Kodheli ka vijuar më pas duke thënë se Shqipërinë e mesme do ta koordinojë politikisht Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Ndërsa për sa i përket Shqipërisë së Jugut, ish-ministrja Kodheli ka thënë se do të menaxhohet politikisht nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Nuk u diskutuam, nuk u cek fare, duhet të merremi me çfarë është punuar ne parti, zgjedhjet në parti, strukturimit në parti. Në vendimarrjet që do të marrim. Do të ketë një riorganizim brenda Kryesisë. Kryetari do të marri përgjegjësi për vendimarrjet politike për veriun, sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla do të ketë Shqipërinë e mesme ndërsa kryetari i kuvendit, Gramoz Ruci është në jug të vendit. Në veri Deputetët, të zgjedhurit do të punojnë... Do të bëjmë një analizë politike, do të kemi një mbledhje kryesi brenda kësaj jave për të parë se si është organizuar partia në këto zgjedhje. Është një punë që duhet bërë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS