KQZ s’i jep opozitës PD-së materialet zgjedhore: Janë të dhëna sensitive, shkelje Kushtetuese

Report TV 2019-07-13

Views 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike listën me personat që kanë votuar në datën 30 Qershor për zgjedhjet lokale. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një prononcim për mediat u shpreh se lista e zgjedhësve që kanë votuar është sensitive dhe nuk mund të jepet, me përjashtim të rasteve kur e kërkon prokuroria me vendim gjykate.

"Shumica e kërkesave të PD-së janë të paarsyeshme, pasi të gjitha rezultatet janë të hedhur në faqen e KQZ. Lista e pjesëmarrjes në votime? PD-ja ka kërkuar listën e printuar për cdo qendër votimi, por nuk i bëjmë ne, por Gjendja Civile. Ju mendoni se ka shprehur gabim kërkesën, pasi ka dashur të kërkojë listën e atyre që votuan....

Unë mendoj që këto të dhëna janë me karakter personal. Ne nuk hapim kutitë pa proces ankimor dhe të tilla historikisht vetëm kur i ka kërkuar prokuroria me vendim gjykate i janë vendosur në dispozicion. Janë të dhëna sensitive, PD-ja do të zbulojë vullnetin e shqiptarëve, por është shkelje Kushtetuese, ti thuash opinionit kush ka votuar apo jo" tha ai.

Kështu përsëritet historia por me kahe të kundërta, pasi njëlloj KQZ-ja veproi edhe gjatë qeverisjes së Berishës me kërkesën e PS, pas zgjedhjeve te vitit 2009. PD-ja depozitoi kërkesën për materialet zgjedhore për të vërtetuar sipas asaj akuzat që ngriti kundër shumicës për rritje fiktive te pjesëmarrjes.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS