#rtvora
Shqipëria është shteti më i korruptuar në Ballkan dhe një vend i vështirë për të bërë biznes. Në këtë prizëm përshkruhet vendi ynë në një raport të fundit të DASH mbi Klimën e Biznesit. Departamenti Amerikan i Shtetit e vë theksin tek gjykatat e korruptuara, mungesa e transparencës dhe zbatimi i dobët i kontratave.
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e përvitshëm për Klimën e të bërit biznes në botë ka vijuar të përsërisë vërejtje të ashpra për Shqipërinë, duke e cilësuar si shtetin më të korruptuar në Evropë dhe Ballkan si dhe një vend ku është e vështirë të zhvillosh aktivitete të karakterit ekonomik.
Duke cituar investitorët e huaj dhe burime të tjera informacioni, DASH shkruan se probleme mbeten korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesa e transparencës me tenderat publikë si dhe niveli i ulët i zbatimit të kontratave.
Raporti përmend pasuritë e pajustifikuara të gjyqtarëve dhe Reformën në Drejtësi, por pavarësisht largimit të tyre nga sistemi, Shqipëria mbetet problematike për të bërë biznes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dash-shqiperia-me-e-korruptuara-ne-ballkan
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz