Pa Gjurme- Shokuese/ Mes katër rrugëve pasi i humb bashkëshorti: Fëmijet po mëvdesin nga uria

Report TV 2019-07-09

Views 3

Pjesa e dyte e Pa Gjurme dt 9 korrik Historia

Ajo ruan çdo kujtim të tij. Cdo datë që lidhet me zhdukjen e mistershme të 38-vjeçarit, Florin Nuredini babai i katër fëmijëve, mungon sot në familje prej afro 4 vitesh. Bashkëshortja e tij Sabria është bërë për fëmijët edhe nënë edhe baba, që kur bashkëshorti i saj humbi çdo gjurmë. Për shkak të kushteve jo të mira ekonomike Florini emigroi që herët drejt Maqedonisë, atje ku ai punonte si bari. Ishte data 25 janar e viti 2015 kur Florini humbi çdo kontakt me familjarët. Me largimin e bashkëshortit, i cili ishte shtylla e shtëpisë, me të cilën mbahej familja me gjashtë anëtarë, jetesa u bë edhe më e vështirë. Në kushtet e një varfërie ekstremi Sabria sot rrit e vetme pas asnjë ndihmë 4 fëmijët. Cifti ndërtuan një jetë të re në vitin 2008 kur pas njohjes me njëri-tjetrin vendosën të martohen. Nga Tirana, ku u njohën nisin një jetë të re së bashku, në fshatin e lindjes së Florinit në Ostren të vogël në Dibër. Zoti i bekoi më dy vajza dhe dy djem, të cilët erdhën në jetë njëri pas tjetrit. Varfëria i shoqëroi gjatë në bashkëjetesën e tyre, ndërsa ece jaket në emigrim të kryefamiljarit tashmë ishin bërë të zakonshme. Komunikimet me familjen i kishte të shpeshta, ai mundohej për tu mbajtur frymën gjallë me shpresën se do të siguronte për ta dhe një strehë të ngrohtë, në mungesë të një banese që nuk e patën kurrë. Marrëdhëniet me familjen nuk i pati asnjëherë të mira, askush nuk u bë ndihmë për familjen Nuredini, as familja e vetë Florinit, të cilët edhe pas zhdukjes së të birit nuk u interesuan më për të. Atë fillim janari ai u nda me familjen për tu nisur siç do herë drejt Maqedonisë. Takimi i fundit fizikisht që ai pati me ta. Kësaj here ai udhëtoi drejt shtetit Maqedonas me një tjetër emër, Marisel Nuredini, emër të cilin ai e kishte ndryshuar në vitin 2014 pa arsye, pasi kishte rinovuar pasaportën. Kështu kishte preferuar të njihej pas kësaj. Bashkëshortja e mban mend mirë atë ditë, sikundër mban mend mirë dhe çastin kur nga një telefonatë e bërë nga pronari maqedonas i Florinit mësoi se ky i fundit ishte zhdukur pa gjurmë. Shtetasi maqedonas i kishte pohuar Sabries se bashkëshorti i saj kishte dalë për të pirë një kafe dhe nga ai moment nuk dihet më asgjë për fatin e tij. Madje sipas të njëjtave pohimeve, Florini nuk kishte marrë asnjë dokument me vete. Ai kishte telefonuar edhe kunatin, Asllanin, vëllanë e Sabries me të cilin kishte folur gjatë, por diçka kishte ndodhur dhe linja në telefon ishte shkëputur. Madje, po atë ditë kishte telefonuar edhe bashkëshorten, por ajo nuk i kishte dëgjuar thirrjet e telefonatës prej tij, momente që mbajnë peng zemrën e bashkëshortes, e cila nuk mundi kurrë të mësojë se çfarë halli mund të kishte patur ai atë ditë. Pasi më pas ai u zhduk pa lënë gjurmë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS