Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për kandidatët joqgjyqtarë që duan të bëhen pjesë e Gjykatës së Lartë. Aplikantët do të kenë dy javë kohë për të dorëzuar dokumentacionin.
KLGJ-së do t?i duhet dy muaj kohë për të verifikuar pasuirnë dhe figurën e kandidatëve. Më pas këshilli do të kryejë pikëzimin për kandidatët dhe do t?i rendisë, kjo listë i shkon Presidentit për dekretim. I gjithë ky proces nëse të gjitha afatet respektohen tre kandidatët jogjyqtarë pritet të zgjidhen diku në muajin Nëntor.
Pak para se KLGJ të zhvillonte mbledhjen në dyert e këtij institucioni ishte shefja e misionit të OSBE/ODIHR-it Odri Glover. Ajo ka zhvilluar një takim me drejtuesen e KLGJ Naureda Llagami. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të martë ka vazhduar me intervistimin e 4 prokurorëve që kanë kandiduar për në SPAK. Para Këshillit kanë dalë Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelli dhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Pyetjet kanë qenë të karakterit psikologjik se përse ata duan të bëhen pjesë e SPAK dhe nëse ishin kërcënuar ndonjëherë nga shefat dhe si kishin reaguar. Gjithashtu prokurorët Hajdarmataj dhe Prela janë pyetur për ruajtjen e sekretit hetimor dhe sidomos pjesën e publikimit të përgjimeve të Dosjeve 339 dhe 184.
Tv Klan