Nis edicioni i 11 i Maratonës së Këngës Popullore

RTV KLAN 2019-07-09

Views 6

Maratona e këngës, eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës ka filluar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Këtë vit ky spektakël udhëtues shënon edicionin e 11. Qyteti antik, ka pritur në sheshin e Bashkisë organizatorët e tij, stafin e promotor te Televizionit Klan, në një mbrëmje të veçantë ku u priten dhe performuan jo pak por plot 30 artistë. Si gjithmonë kryefjala e kësaj feste ka qenë kënga, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura.

Interes si asnjëherë tjetër, edicioni i 11 i Maratonës ka sjellë para qytetarëve të Durrësit por edhe pushuesve të shumtë, emrat e famshëm të skenës nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre më të rinj por jo më pak të suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, që prej disa vitesh janë pjesë e këtij eventi, kanë bërë të argëtohen mijëra të rinj e spektatorë të rastësishëm, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk kanë rreshtur së kënduari e së kërcyeri deri në mesnatë.

Ky ishte stacioni i parë i Maratonës këtë vit, që ka filluar për së mbari duke grumbulluar mijëra e mijëra shikues, dhe që pritet t'i japë freski dhe atraksion shesheve të qyteteve e turizmit të kësaj stine të ngarkuar verore.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form