KORÇË- Serefedin Zenellari, 71 vjeç, i cili një natë më parë vrau me dy plumba kunatin e tij Gramoz Nakon 57-vjeç është vetëvrarë mëngjesin e sotëm. Dyshohet se mbrëmjen e djeshme dy kunetërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari kishte shkuar t'i grabiste paratë. Në kanatjeren e 57-vjeçarit janë gjetur shenja të grisurash çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre.
Në banesën e 57-vjeçarit, policia konstatoi se mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë gjatë grabitjes.Policia ka shkuar na banesën e 71-vjeçarit mëngjesin e sotëm për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë, por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.
Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.
Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Nako jetonte prej vitesh në SHBA.