Pas fundjavës së nxehtë, e hëna sjell reshje shiu në veri të vendit. Sipas sinoptikanëve, temperaturat kanë pësuar rënie të lehtë, por mesjava do ta bëjë të ndjeshme rënien e temperaturave në të gjithë vendin.
Ata thonë se termometri nuk do t'i kalojë 31 gradë Celsius, ndërsa i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut të merkurën. Rënia e temperaturave dhe reshjet e shiut do të bëjnë që moti të jetë i freskët.
Sinoptikanët parashikojnë që këto kushte të motit të jenë prezente deri në 20 Korrik për veriun e vendit, ndërsa fundjava do të rikthejë rritjen e temperaturave në bregdet dhe qendër të vendit.
Tv Klan