#rtvora
Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ka varfëruar qytetarët shqiptarë vit pas viti. Ish-deputetja, Orjola Pampuri tha se se 31% e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë.
Sipas saj, skamja është rritur 6% në krahasim me 1 vit më parë, teksa shtoi problemet kryesore të vendit janë papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni.
Pampuri ftoi qytetarët në protestën e orës 20.00, duke theksuar se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe një qeveri që punon për mirëqenien dhe punësimin e tyre.
Pampuri: Një anketim i Barometrit të Ballkanit tregon se gjendja e ekonomisë në familjet shqiptare po përkeqësohet nga viti në vit dhe se me qeverinë e Edi Ramës 1/3 e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. Thënë ndryshe, 31 përqind e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë. Asnjë nga vendet e tjera në rajon nuk ka këtë nivel skamjeje, e cila për Shqipërinë është gati dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit.
Çfarë e bën edhe më të rëndë gjendjen është përkeqësimi i ekonomisë familjare dhe rritja e frikshme e numrit të familjeve që nuk përballojnë dot nevojat bazë për jetën. Treguesi i rritjes së varfërisë dhe skamjes është simboli i qeverisë së Edi Ramës. Brenda 12 muajsh ata që nuk kanë bukë të hanë apo të sigurojnë veshje për fëmijët e tyre është rritur me 6 përqind.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-31-e-familjeve-ne-shqiperi-nuk-sigurojne-dot-buken-e-perditshme-veshjet-dhe-nevojat-baze
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz