#rtvora
Trafiku i rënduar dhe radhët kilometrike për orë të tëra i shoqëruan pushuesit që e kaluan fundjavën në plazhet e jugut. Situata më problematike ishte në aksin Vlorë-Radhimë, ku për ta përshkruar u deshën deri në tre orë. Me radhë u përballën edhe kosovarët deri në Morinë.
Kthimi nga plazhi ishte raskapitës për mijera pushues që e kaluan të dielën në bregdetin e jugut.
Trafiku i rënduar dhe radhët kilometrike i shoqëruan në kthim për orë të tëra.
Në Vlorë situata ishte e rënduar në zonën e Ujit të Ftohtë pranë tunelit dhe aksi nga Radhima në Dukat.
Veç rrugës me një korsi që nuk përballon fluksin e lartë të mjeteve, shkak për krijimin e kësaj situate u bë aksidentimi pa pasoja në njerëz i një autobusi.
Aksidenti bllokoi një korsi, duke rënduar trafikun. Qytetarët thanë se për të përshkruar rreth 25 km iu deshën më shumë se tre orë.
Më të njejtin problem, u hasën edhe në orët e para të mëngjesit të së dielës kur mijëra mjete iu drejtuan plazheve të jugut.
Forcat e Policisë rrugore të Vlorës ishin në rrugë, por normalizimi i situatës ishte i vështirë dhe normalizimi kërkoi kohë.
Me radhë u përballën në kthim edhe mijëra kosovarët që të dielën e kaluan në plazhet e Shqipërisë.
Trafiku niste në hyrje të Kukësit dhe vijonte deri në Doganën e Morinës.
Rreth 30 mijë kosovarë përllogaritet se e kaluan të dielën në plazhet shqiptare.
Trafik e problematika të ngjashme pati edhe në qytetet e tjera bregdetare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/trafik-pas-plazhit-pushuesit-bllokohen-ore-te-tera-ne-rruget-e-jugut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz