#rtvora
Punimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastër, për rikonstruksionin e kalldrëmeve karakteristike po japin efekte negative në sektorin e turizmit!
Tregtarët e Gjirokastrës e cilësojnë sezonin më të dobët të viteve të fundit, të paktën deri në korrik.
Ata thonë se punimet, pluhuri dhe zhurmat po i largojnë turistët.
Qytetari: Mesi i qershorit dhe tani fillimi i korrikut, pothuajse jemi si në ditë dimri. Ndoshta ndikojnë edhe këto punimet që bëjnë sepse ka shumë pluhur, shumë zhurma.
Artizanët në Qafën e pazarit flasin me një rënie të shitjeve me 10 herë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Qytetari: Raporti shumë keq. 10 herë më pak sesa vitin e kaluar. Po themi drejt falimentimit.
Sipas tyre këtë sezon turistët qëndrojnë vetem disa orë dhe largohen, duke mos shpenzuar në qytet, ndërsa klima e tensionuar që shoqëroi fushatën për votimet e 30 qershorit, thonë se ndikoi në anulimin e prenotimeve.
Qytetari: Janë anuluar qogftë nga hotelet, qoftë nga rrëmuja për votimet që do kryheshin.
Qytetari: Është puna që të rrijnë, të blejnë, të hanë diçka, të blejnë diçka nga Gjirokastra.
Muajt Korrik e Gusht shënojnë pikun e sezonit Turistik në Gjirokastër, por këtë vit numri i vizitorëve mbetet i ulët sic tregojnë edhe rrugicat bosh në qafën e Pazarit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prishja-e-kalldremeve-largon-turistet-nga-gjirokastra
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz