Kërkesa për shkarkimin e Presidentit dhe protesta e Opozitës e ftuar ish deputetja e LSI, Silva Caka

Report TV 2019-07-06

Views 0

Ish-deputetja e LSI Silva Caka ishte ditën e sotme në studion e Report tv ku deklaroi se LSI do të shkojë në zgjedhjet e 13 tetorit, si datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Ndonëse kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e Edi Ramës. duket se LSI po përgatitet për të zbatuar dekretin e fundit të presidentit Ilir Meta.

Caka tha se kryebashkiakët e LSI do vijojnë të qëndrojnë në detyrë derisa të shpallen fituesit e 13 tetorit.

"Raporti i OSBE-së vë një pikëpyetje shumë të madhe në lidhje me standardet. Në radhë të parë është shkatërruar balanca politike, në radhë të dytë zgjedhjet me kandidat. Këto zgjedhje janë bërë vetëm në diktaturë. Jemi në votime monopartiake. Kryebashkiakët e LSI nuk kanë asnjë arsye për të liruar zyrat, pasi janë në zbatim të dekretit të presidentit. fituesi do ta shpallet pas zgjedhjeve të 13 tetorit.

Ne nuk e lidhin fare protestën me votimet moniste. Ato do të vijojnë deri në ditën që do të largohet Edi Rama për krijimin e një qeverie tranzitore. Protesta s'ka asnjë lloj lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Nuk mendoj se duhet të ketë kushte. Dekreti i presidentit flet shumë qartë. të gjithë institucionet duhet të vihen në funksion të tij. Duke nisur nga KQZ që duhet të nisë procesin e administrimit menjëherë. Dhe caktimi i datës nga presidenti duhet që në radhë të parë të vërë në lëvizje këtë institucion dhe më pas edhe te kryetarët e bashkive që duhet të vijojnë punën derisa të zgjidhen të rinjtë. Sa i përket mospjesëmarrjes besoj çdo gjë ka qenë shumë e qartë që është bërë në sy të publikut. Presidenti shpalli fillimisht një datë konsultimesh për datën e zgjedhjeve. Kush pati dëshirë shkoi.

OSBE e ka shprehur qartë që i vetmi institucion mbi dekretin e presidentit është Gjykata Kushtetuese", tha Silva Caka në studion e Report tv.

Share This Video


Download

  
Report form