Përmes një videoje të siguruar nga vëzhguesit e saj ditën e zgjedhjeve në një qendër votimi në Kavajë, Partia Demokratike denoncoi mekanizmin e manipulimit të votave nga ana e komisionerëve të Partisë Socialiste.
?Ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit. Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë, përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues të paraqitur?, tha Oerd Bylykbashi.
Në një tjetër dalje nga selia blu, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso publikoi të tjera fakte që sipas Partisë Demokratike provojnë manipulimin e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.
?Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 për qind. duke marrë në konsideratë të dhënat e falsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsfkimi nuk lëviz me 1 për qind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 për qind.?
Pas asaj që e cilëson krim masiv elektoral, Partia Demokratike thotë se qëndron nënkryetari i KQZ-së. Selia blu ka paralajmëruar kallëzim për Denar Bibën, tre zyrtarë të KQZ-së dhe të gjithë ata komisionarë të përfshirë në paligjshmëri të dielën e 30 Qershorit.
Tv Klan