http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas arrestimit të Marius Aliut 31 vjeç , policia vuri në pranga edhe 4 persona të tjerë për përplasjen e armatosur që tronditi Kavajën mesditën e së enjtes.Nga breshëria e plumbave humbi jetën aksidentalisht kalimtari 52 vjeçar Ramazan Hasalliu i cili sapo kishte blere bukën dhe ishte nisur për në banesë.Si të përfshirë në përplasjen e armatosur, policia arrestoi edhe Eraldo Hykën 22 vjeç , Ardian Dedej 43 vjeç dhe Qazim Merkajn 25 vjeç ndërsa Agron Kollcaku 39 vjeç u arrestua për mos kallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës pasi ndonëse ka qenë dëshmitar okular nuk ka pranuar të flasë para oficerëve të policisë.Në kërkim vijon të jetë edhe Denis Aliu 33 vjeç, vëllai i Marius Aliut, gjithashtu i përfshirë në përplasjen e armatosur me vëllezërit Hyka.Policia tha se ngjarja në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, ndodhi pas një konfikti per motive te dobëta pasi vëllezërit Aliu dhe Hyka ishin përplasur fizikisht edhe nje dite me pare dhe kishin lene takim per tu sqaruar.Ndërkohë nisur nga fakti që një prej autorëve kryesore të ngjarjes, Marius Aliu rezulton se kohet e fundit jetonte në Hollandë ka shtyrë policinë të hetojë edhe në pista të tjera si ajo e përplasjes për pazaret e drogës.Në ngjarjen që tronditi qytetin e kavajas, krahas kalimtarit i cili fatkeqësisht humbi jetën , mbeten te plagosur edhe 5 persona, 3 nga të arrestuarit dhe Sali Mekja e Arben Ajdini që nuk kanë lidhje me ngjarjen, ato ishin ulur pranë lokalit ku u shkrepen armet.