?Stop? është ndalur në Lezhë, për një shqetësim të qytetarit Nderim Mucaj. Ai tregon, se në gusht 2018 dha dorëheqjen nga puna e tij si inxhinier në prefekturë, por në dosjen me vlerësime, i mungon vlerësimi i 6 mujorit të fundit nga ish prefekti Gjergj Prendi.Ky i fundit ka bërë 3 vlerësime për periudhën janar-qershor 2018.Pas këmbënguljes së tij, Nderimit i vihet në dispozicion një shkresë nga prefektura e Lezhës,që nuk ka vlerësim, më pas nga DAP, që ka vlerësim të mirë dhe në maj 2019, kur ishte ndryshuar prefekti, i vihet një vlerësim i korrigjuar, që penalizon Nderim Mucajn, që të konkurojë në admnistratë.Prefekti i ri, Gjokë Jaku, pranon që vlerësimi nuk është korrekt dhe institucioni nuk ka zbatuar ligjin, lidhur me këtë punonjës. Ai premton hetimin e dosjes së tij, për t?i dhënë përgjigje shteruese shqetësimit të Nderimit.Nga ana tjetër avokatja Eda Grimci, shpjegon të gjitha shkeljet e bëra në këtë rast dhe tha, se përpara se qytetari t?i drejtohet gjykatës, prefektura mund të bëjë një rivlerësim për 6 mujorin e parë të 2018-ës, në mënyrë që qytetari, të mos penalizohet.