Debati për shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje. KQZ: Prej vitit 2018 nuk ka drejtor IT-je

Report TV 2019-07-04

Views 1

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, tha se është dakord me propozimin e kryetarit Klement Zguri për të nisur një hetim administrativ nisur nga shifrat e ndryshme të pjesëmarrjes në votimet e30 qershorit, që u raportuan nga KQZ gjatë ditës së votimeve dhe në mbyllje të tyre. Por Biba tha se në të gjitha deklaratat e KQZ-së përmes zëdhënëses, është theksuar që raportimet janë paraprake dhe jo zyrtare. Ai tha së njëjtë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e vitit 2017, ku deklarimet kanë qenë të ndryshme gjatë ditës, për shkak se janë bërë publike nga informacione paraprake dhe jo të zyrtarizuara.

Ky debat shërbeu që të dalë në pah mungesa e një drejtori IT në KQZ. Biba tha se me largimin e drejtorit të IT-së në vitin 2018, vendi i tij nuk është zëvendësuar akoma deri më tani.Sipas nënkryetarit të KQZ-së ka qenë pikërisht drejtori i IT-së që ka zbuluar se sistemi që KQZ kishte nuk ishte i vlefshëm për zgjedhjet vendore, por vetëm për të përgjithshmet parlamentare.

Biba: Pjesëmarrja u vendos në fokus, dhe jo më rezultati. Pjesëmarrja për arsye nga më të kuptueshmet, sepse opozita politike shqiptare e shndërroi në kalin e vet të betejës pjesëmarrjen duke bërë thirrje për bojkot. Ata e dinë mirë kush i votoi e kush jo. E gjithë kjo skenë është e gjitha pjesë e një teatri me një synim të vetëm, për të delegjitimuar këto zgjedhje, të cilat njëra palë nuk i pranoi, tjetra i pranoi. Me një bindje personale të karakterit gati historik, më ka bërë të ndihem pjesë e historisë, në përpjekjen për instalimin e shtetit të së drejtës. Këto zgjedhje nuk ishin maja e diamantit të demokracisë shqiptare. Kjo që kemi është një demokraci surrogato, nuk është e krahasueshme me atë gjermane, amerikane, italiane që ne i aspirojmë, por që jemi shumë larg. Ne akoma nuk kemi një bashkësi rregullash që të gjithë t'i respektojmë, dhe kur thuhet data 30 të jenë të gjitha palët në garë. Demokracia është zgjedhjet.

Rezultatet në mënyrë konstante janë thënë që janë paraprake. Edhe në zgjedhjet e 2017-ës, në orën 20:00 rezultati i deklaruar nga KQZ 1 milionë e 1 e ca mijë. Ndërkohë ka deklaruar 1 milionë e 6 qind e ca mijë. A i bëri kjo ato zgjedhje të pavlefshme? Jo.

Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend. Që në moment që ai drejtori tha, programi softëare i 2017 nuk është i përshtatshëm për klokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka.

Share This Video


Download

  
Report form